Tentoi ‘t’i ngecë’ një 50 euroshe false, procedohet administratori i një pike transferte parash


Policia e Korçës bënë të ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj S. F., 44 vjeç, banues në Korçë (administrator në një pike transferte parash).
Të njëjta burime saktësojnë se dyshohet se i ka dhënë një klienti një kartëmonedhë 50 Euro të dyshuar si të falsifikuar, gjithashtu ky shtetas nuk dispononte kasë fiskale. Nenet 183 e 180 të Kodit Penal.