VIDEO/ E kërcënoi me padi! Vokshi i kujton Taulant Ballës kohën kur i këndonte Enver Hoxhës

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi ka vendosur ti përgjigjet padisë së Taulant Ballës. Ky i fundit paralajmëroi se do të padisë Vokshin, për deklaratën e sotme për Teatrin Kombëtar.

“Janë tre kulla, që janë planifikuar të ngrihen brenda sipërfaqes që sot i takon Teatrit Kombëtar”, deklaroi duke treguar projektin, Albana Vokshi.

Pas kësaj deklarate, Balla i cili ka vendosur të hyjë në debatin për Teatrin, paralajmëroi Vokshin se do ta hidhte në gjyq.

Pas kësaj, Vokshi iu përgjigj padisë duke ironizuar deputetin socialist Taulant Balla. Vokshi postoi një këngë nga Youtube, ku Taulant Balla i këndonte diktatorit Enver Hoxha kur ishte i vogël. Nuk dihet nëse në video është realisht Taulant Balla, i cili këndon.