Shoferi i vdekur i Xhafajt, zbulohet lidhja e tij me Engjëll Agaçin

Shkëlzen Qordja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur sot në garazhin e makinave të Ministrisë së Brendshme më herët ka punuar edhe si shofer i Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë.

Ndërkohë që ai iku nga Engjëll Agaçi për te Xhafaj, në vend të tij shkoi vëllai, Ermal Qordja. Ky i fundit është aktualisht shoferi i sekretari të përgjithshëm të Kryeministrisë.

Zyrtarisht, Prokuroria dhe Policia kanë folur për vetëvrasje të 31-vjecarit, por ende ngjarja nuk është zbardhur plotësisht. /Tpz.al