ZYTARE/ MB: U gjet i vdekur shoferi i Fatmir Xhafajt. Emri
Ministria e Brendshme ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se punonjësi i Gardës së Republikës i gjetur i vdekur është shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Garda e Republikës – Njoftim për media
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.