Ushqimi i vetëm që Viktoria Bekam ha përditë për lëkurë perfekte, kështu i shmang aknet

Tashmë, kur Viktoria Bekam jep këshilla bukurie, të gjithë dëgjojnë! Në një intervistë të fundit për The Edit, Bekam është betuar se sekreti i bukurisë së lëkurës së saj fshihet në kuzhinë. “Kam takuar një dermatolog në Los Angeles , Harold Lancer, ishte i pabesueshëm.

E njoh prej vitesh sepse unë kam pasur gjithnjë fytyrë problematike dhe gjëja e vetme që më këshilloi që në fillim është salmoni. Duhet të haja çdo ditë salmon. Çdo ditë, çdo ditë? –e pyeta. Përgjigjja ishte e prerë, PO! Duhet të haja për mëngjes, drekë e darkë, çdo ditë!

Salmoni përmban shumë omega 3, vitamin A dhe C. Të gjitha këto janë anti inflamatore dhe shëbejnë për shëndetin e lëkurës, e bëjnë atë të duket e shkëlqyeshme dhe e re. 
Nga ana tjetër, nuk janë të pakta edhe studimet që tregojnë se njerëzit me një dietë të pasur në peshk e perime, kanë shumë më pak akne se të tjerët, konsumatorët e mishit. 
Nëse kishit dyshime, tani që na e pohoi edhe Viktoria, mos e ndani salmonin nga dieta. Ok, e dimë që nuk është I lirë por nëse raciononi gjërat mund t’ia dilni! 
LIVING