Hugh Grant flet për martesën

Hugh Grant po e pëlqen jetën si i martuar me tani më bashkëshorten e tij, Anna Eberstein.

Aktori 57 vjeçar ka folur për kurorëzimin e dashurisë me Eberstein në Londër.

“Ishte një gjë e këndshme”, tha Grant për martesën duke shtuar se ai e ndjente se ishte vendimi i duhur për t’u marrë.

“Jam shumë me fat. Ajo është një njeri i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Se çfarë dasme ishte kjo e aktorit, Grant tha se ishte shumë private.

Më 25 maj, çifti ishin parë jashtë zyrës ku ishin kurorëzuar në Londër, bashkë me miq dhe familjarë, pak ditë pasi fejesa e tyre ishte bërë publike.

“Ishte një dasmë e vockël, pothuajse askush nuk ishte aty. Por ishte shumë e këndshme”, tha aktori shumë i famshëm.

Çifti janë në lidhje dashurie për tash e gjashtë vjet dhe kanë tre fëmijë së bashku. Aktori ka edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje paraprake.

Në ndërkohë, ditëve të fundit, Grant është i zënë duke e promovuar projektin e tij të ri, miniserialin, A Very English Scandal.

Në këtë serial, aktori ka rolin e liderit të Partisë britanike Liberale, Jeremy Thorpe. Thorpe u gjykua dhe u lirua nga akuzat për vrasjen e ish të dashurit homoseksual në vitin 1979.

“Nuk kam luajtur kurrë një personazh që është real, që ekziston, që në fakt shumë nga audienca e di se kush ishte. Ndoshta jo në Amerikë por në Britani po, shumë njerëz mbi moshën 45 vjeçare e njohin këtë njeri. Pastaj kam dilemën nëse duhet ta imitojë ose të bëjë një performancë apo diçka mes të dyjave. Besoj se jam këtu, mes të dyjave”, ka thënë aktori duke shpjeguar vështirësitë për këtë rol.

Ai po ashtu ka thënë se ka hulumtuar shumë për këtë personazh dhe po mundohet shumë ta bëjë si është më së miri, duke e konsideruar këtë projek, si suksesin më të madh në karrierë.