E shtunë, mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik  me qëndër të pozicionuar në  detin  Egje e  cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës së muajit qershor.

Dita e shtunë datë 30 qershor  moti do të jetë pjesërisht  i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen  me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë i forcës 2-3  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         13/24°C  
Zonat e  ulëta           18/28°C
Zonat  bregdetare    18/28°C