BE në rrezik! Tajani: Duhet të gjejmë marrëveshje për refugjatët

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, është shprehur se pamundësia për të arritur një marrëveshje mbi krizën e emigrantëve mund të shkatërrojë lëvizjen e lirë dhe sistemin Schengen. 

Në një shkrim të publikuar përpara nisjes së punimeve në Bruksel, zyrtari i lartë i bllokut, nënvizon rëndësinë e një qasjeje më konstruktive nga liderët evropianë për t’i dhënë një zgjidhje problemit. 

Tajani e vë theksin tek emigrantët afrikanë, duke u shprehur se fluksi i refugjatëve duhet ndalur që në origjinë, pasi më tej do të jetë e pamundur. 

Presidenti i Parlamentit Evropian mbështet gjithashtu idenë e rritjes së buxhetit për të bashkëpunuar me palë të treta, nëpërmjet skemave të ndryshme që mund të përmirësojnë situatën.