Rezart Veleshnja i ‘zë’ vendin Arian Çanit në Klan /VIDEO

Si anjëherë më parë, pjesën e dytë të emisionit “Zonë e Lirë” e ka hapur aktori i njohur Rezart Veleshnja.

Ndërkohë që ishte në vend të tij dhe “drejtonte” emisionin, ai ka ftuar në studio drejtuesin Arian Çani.

Menjëherë pasi e ka ftuar, ai e ka nxjerrë edhe një herë nga studio me justifikimin se nuk i pëlqeu hyrja.

“Ftoj në studio gazetarin me eksperiencë 25-vjeçare, Arian Çanin”, tha Veleshnja teksa ka tentuar ta puthë në buzë Çanin ndërkohë që e takonte, shkruan tvklan.