Pikante nga Botërori/ Disa nga gjërat e shëmtuara në ‘Rusi 2018’

Botërori i Rusisë ka dhuruar surpriza përsa i përket golave, por gjithashtu edhe lojës së skuadrave.

Golat e Ronaldos, Coutinhos, Quaresmës, Xhakës apo Shaqirit mund të jenë episode që na kanë kënaqur sytë.

Megjithatë ky Botëror ka patur edhe gjëra të shëmtuara.

ARBITRI VAR – Asistentët e VAR-it kanë hyrë në kategorinë “horror”, thjesht nuk ngjajnë bukur, të veshur me uniformë dhe të ulur në një studio televizive. Nuk është as faji i tyre, është kërkesë nga FIFA

PAMJA E SAMPAOLIT – U shfaq i veshur me një bluzë që vinte në pah tatuazhet e tij që nuk i ka as edhe një motorist dhe që nuk i kanë hije një trajneri.

Flokët e Neymar – Ishin thjesht hipnotizuese ndoshta dhe arsyeja pse Brazili nuk fitoi në ndeshjen e parë.

Dhurata e Cabajeros – Diçka e shëmtuar që i mërziti të gjithë jo vetëm tifozët e Argjentinës.

Mushkonjat – Gjatë ditëve të fundit ne Volgograd ishin këto shkaktarët e ndërprerjes së stërvitjes. U panë helikopterë që spërkatnin me pesticide.