'Ai vdiq', shfaqja e fundit në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “A vdiq ai” përmbyll edhe sezonin artitik në skenën e Teatrit Kombëtar, këtë fundjavë. Komedia e Mark Tëain vjen me regji të Andonis Gjonit, i cili në një intervistë për “Abc Neës”  thotë se në këtë komedi çdokush gjen groteskun e shoqërisë, që artistet nuk vlerësohen në të gjallë, por u jep famë dhe para vetëm pas vdekjes.

Artisti thotë se kjo metafortë është një përkim i rastësishëm edhe me ngjarjet e fundit rreth debatit të Teatrit Kombëtar. “Është një metaforë që përkon me këto polemikat. Megjithatë kjo është vepra e Mark Tëain dhe ne do të mundohemi që ta japim sa më bukur në skenë. Të dielën në darkë mbyllet sipari i Teatrit. Nuk e di nëse do të mbyllet përgjithmonë apo vetëm për këtë sezon”, - thotë Andonisi duke e shoqëruar me një të qeshur këtë deklaratë.

Vepra është shkruar rreth vitit  1898, por tingëllon mjaft aktuale edhe me realitetin e sotshshëm edhe në lidhje me vlerësimin që iu bëhet artistëve, thekson Gjoni. Prononcimin e plotë të tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.