Negociatat, Holanda: Jepni rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasada Holandeze reagoi pas vendimit të Këshillit Europian për shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë deri në plotësimin e një sërë kushtesh nga ana e qeverisë shqiptare.

Në një dekleratë të publikuar në faqen e saj zyrtare theksohet se “ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

Në dekleratë thuhet se Holanda është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërinë për reformat kyçe.

Kujtojmë se Holanda ishte një ndër kundërshtaret më të forta të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.