Montoi kamera në këpucë për të filmuar femrat nga poshtë fundit, por ja si e pësoi

Një burrë është plagosur pasi shpërtheu aparati i instaluar në këpucën e tij, thonë policia lokale në Wisconsin të Amerikës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se 32-vjeçari kishte instaluar pajisjen për të fotografuar gratë poshtë fundit në mënyrë të paligjshme.

Policia lokale thotë se ai u dorëzua vetë, por nuk u akuzua sepse nuk kishte marrë asnjë imazh ose video përpara se bateria e kamerës të shpërthente. Shefi i policisë Madison Mike Koval shkroi për incidentin e pazakontë në një blog të botuar të martën.

“Kur ndodhi shpërthimi, ai mori trajtim për djegie të vogla, pastaj zbuloi atë që ndodhi me mentorin e tij, një klerik”, tha zyrtari David Dexheimer për gazetën e Shtetit të Wisconsin.

Por ai shtoi se investigimi vazhdonte. Fotografitë nën fundin e femrave konsiderohet si akt i paligjshëm që dënohet me 3 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë deri në 10 mijë dollarë.