Elvis Rroshi injoron gjykatën, merret vendimi: Ta njoftojë Policia

Gjykata e Tiranës i kërkoi Policisë të njoftojë ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, që të paraqitet në seancë gjyqësore, aty ku Prokuroria e akuzon për falsifikim vulash, stampash e formularësh. Ditën e enjte, ora 10:00, gjyqtarja Oltiona Goxhaj kishte planifikuar seancën ndaj ish-kryebashkiakut, por aty nuk u paraqit as Rroshi dhe as avokatët e tij. Kjo është bërë shkak për shtyrjen e seancës më 11 korrik, ora 10:00, shkruan report.tv. 

Rroshi është marrë i pandehur me dyshimin se falsifikoi formularin e vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Për të pasur Rroshin apo avokatët e tij në seancë, gjyqtarja Goxhaj “vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit me qëllim njoftimin e të pandehurit Elvis Roshi nëpërmjet Komisariatit të Policisë Kavajë si dhe për të bërë të mundur prezencën e mbrojtësve të zgjedhur nga i pandehuri, avokatët Maksim Haxhia dhe Drilon Cani”.