Cili do të jetë titulli i Kate Middleton pasi Princi Charles të bëhet Mbret i Anglisë

Kate Middleton iu dha titulli Dukesha e Kembrixhit pas martesës së saj me Princin William, por shumë shpejt do i duhet ta ndërrojë këtë titull me një tjetër, pasi babai i bashkëshortit të saj të bëhet Mbret i Anglisë. 

Kur Princi Charles të marrë fronin pasi Mbretëresha të ndërrojë jetë , është caktuar që Princit Uilliam t'i jepet ish-titulli i babait të tij si Princi i Uellsit e Kate do të marrë titullin Princesha e Uellsit, si Lady Diana .

Pavarësisht që Charles aktualisht është Princi i Uellsit, gruaja e tij Camilla vendosi të mos përdorte titullin Princesha e Uellsit - por në vend të kësaj të zjgidhte Dukesha e Cornëall. Ky vendim është spekuluar se është bërë në nder dhe respekt të së ndjerës Diana . Që do të thotë se Kate Middleton mund të jetë personi i parë që mban titullin e nënës së Uilliamit . Burimi Cosmopolitan