Nuk ka dyshime, FIFA shpall Januzajn lojtarin më të mirë të Angli-Belgjikë

Në “Kaliningrad Stadium” u zhvillua ndeshja e fundit e Grupit G mes Anglisë dhe Belgjikës, shkruan Syri.net.

Dy ekipet e kishin siguruar kualifikimin dhe kjo përballje vendosi vendin e parë në grup.

Adnan Januzaj me një supergol në minutën e 51-të i jep fitoren minimale 1-0 Belgjikës dhe vendin e parë në grup.

23-vjeçari me origjinë shqiptare shpallet nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.