Vlorë, çmimi i ujit rritet më shumë se dyfish, ja sa do paguajnë qytetarët

Këshilli bashkiak i Vlorës, ka miratuar vetëm me votat e këshilltarëve të majtë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Me këtë vendim,, rritja e çmimit ndryshoi nga 30 lekë/m3 në 70 lekë/m3.

Projekt vendimi është kundërshtuar me forcë nga te djathtët, ndërsa këshilltari Atird Hoxha, e cilësoi totalisht abuziv vendimin. Ndërkohë për qytetaret rritja e çmimit mbetet një tjetër problem madhor.