Vokshi apel qytetarëve: Ngrihuni dhe ndalni këtë barbar që po shkatërron Shqipërinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar që të tërhiqet ligji i sjellë nga qeveria në Kuvend për Teatrin Kombëtar. Sipas saj ky ligj është futur në mënyrë të paligjshme.

Vokshi ju bëri apel qytetarëve shqiptarë që të dalin dhe të protestojnë për të ndalur këtë barbari.

‘U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të protestojnë, për ti thënë ndal këtij barabari që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar. T’i thonë ndal këtij Barbari që do të shkatërrojë Shqipërinë. T’i thonë ndal këtij barabari që do të lërë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian’, tha Vokshi.