Matura Shtetërore 2018, rreth 9 mijë nxënës zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë

Maturantët çdo vit e më shumë zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë për arsye që tashmë dihen.  Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore janë rreth 8 mijë e 800 maturantë që duan të ndjekin studimet jashtë vendit, rreth dy mijë më shumë  në krahasim me vitin e kaluar.

Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi siguron se maturantët që kanë aplikuar për tërheqjen e diplomës do ta kenë atë në dorë brenda afatit.

Ky numër përbën rreth çerekun e rreth37 mijë maturantëve, që mbaruan shkollën e mesme gjatë këtij viti shkollor.

Po ku preferojnë t`i ndjekin studimet e larta të rinjtë shqiptarë?

Ndonëse për vite me radhë Gjermania ka kryesuar listën, së fundmi janë vende të tjera si Londra dhe Holanda që po "joshin" të rinjtë përmes bursave.