Statistikat e veçanta që vendosi Argjentina ndaj Nigerisë

Argjentina arriti që të kualifikohej në minutat e fundit me golin e shënuar nga Rojo në minutën e 86 kundër Nigerisë. Ky kualifikim erdhi edhe falë fitores së Kroacisë kundër Islandës.

Argjentia dhe lojtarët e sajë kanë vendosur disa rekorde dhe statistika interesante.

Goli i Messit ishte goli i 100 i shënuar në këtë Botëror.

Marco Rojo në tri golat e fundit të shënuar me kombëtaren dy i ka shënuar kundër Nigerisë, një e kishte shënuar në Botërorin e vitit 2014.

Mosha mesatare e lojtarëve që kanë nisur ndeshjen nga fillimi në Argjentinë-Nigeri ka qenë 30 vjeç dhe 189 ditë një rekord absolut në Botëror.

Portieri i Argjentinës, Franco Armani është i 17 që ka mbrojtur portën e Argjentinës në një Botëror, me shumë se çdo ekip tjetër.

Messi ka shënuar gol pas 662 minutash në Botëror, goli i tij i fundit ishte shënuar po ndaj Nigerisë në vitin 2014.

/Ariglon Pali/Syri.net/