VAR-i anulon penalltinë në ndeshjen e Grupit H

Po luhen dy ndeshjet e fundit të Grupit H të Botërorit, Senegal-Kolumbi dhe Japoni-Poloni, shkruan Syri.net.

Nga ky grup polakët janë të eliminuar, ndërsa tre ekipet e tjera luftojnë për dy vendet që do të kualifikohen në turin tjetër.

Në takimin deçiziv mes Senegalit dhe Kolumbisë, pas një pengimi në zonë ndaj Mane, gjyqtari jep penallti për afrikanët.

U desh më pas konsultimi me VAR-in që ajo ndërhyrje të quhet e rregullt dhe loja vazhdon, duke u anuluar vendi i parë për 11-metërsh.