Statistika interesante nga Botërori

Ky Botëror ka qenë i paparashikueshëm, ku janë vendosur shumë rekorde por edhe shumë statistika interesante.

1) Gardiani i Zvicrës, Yan Sommer është portieri i tretë në histori që shënon autogol. Më parë kishin shënuar Noel Valladares në vitin 2014 dhe Andoni Zubizarreta në vitin 1998.

2) Costa Rika është ekipi që ka pësuar më shumë gola në 5 minutat e fundit të ndeshjes në një Botëror, më shumë se çdo ekip tjetër.

3) Gjermania është kampioni i tretë radhazi që eliminohet në fazën e grupeve.

4) Mbrojtësi i Suedisë Andreas Granqvist është lojtari i parë që shënon dy gola në një kupë bote për Suedinë që prej vitit 2002, ku Henrik Larsson kishte shënuar tre.

5) Brazili është kualifikuar për herë të 13 radhazi nga raundi i parë.

6) Thiago Silva ka shënuar dy gola në Botëror, dhe të dy i ka shënuar nga goditja e këndit, ku Neymar ka qenë asistuesi. Goli i tij i parë është shënuar në vitin 2014 kundër Kolumbisë.

7) Kosta Rika ishte ekipi i fundit që shënonte gol në këtë Botëror, të gjitha ekipet kanë shënuar të paktën një gol.

/Ariglon Pali/Syri.net/