VIDEO/ Gjykata i la në burg, në lot gruaja e shoferit: Ne s’kemi lek për të ...

Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” për të pandehurit që u arrestuan pas kapjes së 3.4 milionë eurove në mjetin tip ‘Toyota Yaris’ në Durrës.

Masa ‘arrest me burg’ është dhënë për Agim Çekajn, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Ndërkohë siç shihet dhe nga videoja gruaja e shoferit Agim Çeka ka shpërthyer në lot duke kërkuar drejtësi.

‘Ne s’kemi lek për të ngrënë bukë, e merr i shkreti bukën me djathë’, dëgjohet të thotë ajo.

Agim Çeka kishte rreth 1 muaj që kishte nisur punë si shofer kompaninë e transportit të Edi Likës.

Gjykata e Durrësit pasi ka lënë në burg 4 të pandehurit ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen tek Krimet e Rënda.