Zbulohen detaje, ja sa det do ti falë Shqipëria, Greqisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka sqaruar edhe njëherë se për çfarë po negociohet me palën shqiptare për arritjen e marrëveshjes bilaterale.

Gjatë një interviste për mediat greke, ai njoftoi se ‘baza për përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve do të jetë 12 milje’.

Kotzias u shpreh se qeverisë greke i interesojnë më shumë ishujt në afërsi të Korfuzit.

Gjithashtu ai përsëriti se çështja çame nuk është pjesë e negociatave.

Madje Kotzias nënvizoi se nuk do të pranojë kurrë që kjo çështje të jetë pjesë e negociatave mes dy delegacioneve.