3,4 milionë euro në Toyota, ja çfarë vendosi Gjykata e Durrësit ...

Gjykata e Durrësit ka shapllur moskopetencën për gjykimin e dosjes e 3.4 milionë eurove gjetur në një automjet në Durres dhe ka transeferuar gjykimin tek Gjykata e Krimve të Rënda

Gjithë materiali pritet ti kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas vendimit të Gjykatës së Durrësit  për lënjë në arrst me burg për 4 të ndaluarit.të cilët janë

• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

 Të arrestuarit janë rimarrë sërisht në pyetje edhe gjatë të mërkurës por i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme duke mohuar të kenë patur dijeni  për sasinë e parave të ndodhura në dy automjetet që vinin nga Belgjika.

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për dy të shpallurit në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi, që besohet se kanë qenë porositës të sasisë monetare.