Julia Roberts poston imazhin e pare ne Instagram

Julia Roberts është një ndër aktoret më të njohura në botë. Me një karrierë të gjatë sa vetë jeta, ajo ka shënuar emrin me shkronja të arta në kinematografin Hollywood-iane.

Mesa duket tundimit për të pasur një profil në ‘Instagram’ nuk i ka rezistuar as 50-vjeçarja, prandaj e ka hapur një të tillë dhe fotoja e parë që ka publikuar ka bërë xhiron e rrjetit. Si gjithmonë, Julia shfaqet shumë rinore dhe nuk tregon fare për vitet që mban mbi supe.