Botërori/ Kombëtarja gjermane kërkon falje për eliminimin e parakohshëm

Kombëtarja e Gjermanisë në futboll e cila u eliminua nga Botërori në Rusi nga Koreja e Jugut, u ka kërkuar falje tifozëve për eliminimin në fazën e grupeve të Botërorit.

Në faqen e kombëtares gjermane në rrjtein social Facebook është publikuar letra e hapur drejtuar fansave të saj.

"Edhe ne jemi të zhgënjyer sikurse ju. Kampionati Botëror mbahet çdo katër vite dhe ne kemi pritur shumë më tepër nga ne. Ndjejmë keqardhje se nuk luajtëm si kampion botëror. Sado që kjo të jetë e dhimbshme, e kemi merituar eliminimin", thuhet në letër.

Më tej thuhet se mbështetja e tifozëve në Gjermani, Rusi dhe mbarë botën ishte e madhe.

"Se bashku kemi festuar në Rio 2014, por ndonjëherë në futboll duhet të pranoni humbjen dhe të pranoni se kundërshtarët tuaj janë më të mirë. Urojmë Suedinë dhe Meksikën për kulifikimin dhe sigurisht Korenë e Jugut për fitoren. Falënderojmë Rusinë për mikpritjen", thuhet më tej në letrën e kombëtares gjermane.