Kjo fjali e qetëson çdo person – nga fëmijët deri te të rriturit

Nëpër rrjetet sociale këto ditë po qarkullon një fjali e tillë, një këshillë e tillë të cilën sapo e kemi lexuar e kemi pranuar me entuziazëm.

Sigurisht do ta prezantojmë që në rastin e parë dhe ju do të pajtoheni me ne. Besojmë fort për këtë.

Kur fëmija ulërinë për ndonjë arësye të veten – për shkak të dhimbjeve, dëshpërimit, hidhërimit apo pamundësisë, më e keqja që mund të bëni është t’i bërtitni apo edhe më keq t’i dënoni.

Në vend të kësaj, thonë psikologët, vetëm i pyesni:

A është problemi i vogël, mesatarë apo i madh?

Vetëm kaq!

Psikologët dëshmojnë se pikërisht ky formulim i thjeshtë mjafton për tre shkaqe shumë të rëndësishme:

Sapo e bëni këtë pyetje, fëmijës i bëni me dije se e kuptuat lajmin për problemin e tij dhe menjëherë keni shprehur dhembshuri.

Menjëherë pas kësaj fëmija qetësohet, mendohet dhe vetë e vlerëson sa i madh vërtetë është problemi i tyre.

Sapo e keni shtruar këtë pyetje, në mënyrë delikate e keni inkurajuar që problemin e tij ta zgjidhë vetë.

Kur fëmija përgjigjet sa është problemi i tij atëherë edhe ju mund ta dini si ta zgjidhni sa më shpejtë.

Tingëllon aq thjeshtë, lehtë dhe logjike. Le të zhduket edhe problemi poaq shpejtë siç edhe është krijuar.