Balla publikon foton kundër Bashës, i përgjigjet Spaho

Taulant Balla paralajmëroi disa ditë më parë se do te nxirrte sot fakte komprometuese për kreun e PD-së Luzlim Basha.

Bëhet fjale për një fotografi me një të afërm të kushërinjve Vladi, ne kërkim për 3.4 milionë eurot e drogës.

Fotoja është e bërë në kohën kur PD protestonte dhe është shitur nga Balla si lidhje e Bashes me krimin.

Kete foto, Balla e beri publike sot ne Kuvend.

Por fotoja e Ballës ka marrë një përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

‘Zoti Balla më thatë gënjeshtar po unë jam përpjekur ta ruaj etikën.

Nuk dua të them dhe unë Taulant shiko punët e tua me atë hetimin, se mos dalë ndonjë gjë.

Nuk dua të hyj në të tilla debate, se pavarësisht tensioneve, ne duhet të komunikojmë me njeri tjetrin’, tha Spaho.