VIDEO/ Basha: Edi Rama dhe qeveria e tij falimentoi, ta largojmë sa më parë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar sot nga Kuvendi se pas dështimit të qeverisë së Edi Ramës me hapjen e negociatave me BE, kryeministri ka falimentuar dhe ka ardhur koha për ta larguar.

"Sot është dita ta themi qartë dhe hapur, - tha Basha, -  se Edi Rama dhe qeveria e tij me aktin e djeshëm ka falimentuar në çdo aspekt. Është i vetmi kryeministër në 28 vite që nuk ka asnjë arritje të vetme sa i përket integrimit europian të Shqipërisë. Është e vetmja qeveri e kapur nga interesat e krimit dhe të oligarkisë.

Tani duhet të presim dhjetorin e vitit 2019 dhe kjo vetëm nëse përsëri i plotësojmë kushtet. Ky nuk është lajmi më i keq, shtyrja deri në dhjetor të 2019-ës. Lajmi më i keq është nëse nuk e ndërrojmë këtë qeveri, rezultati do të jetë i njëjtë. Prapë do të mblidhemi në këtë sallë me Kim Um Jungun që do të bërtasë fitore, bashkë me teveqelët e tij dhe me një Shqipëri akoma më të varfër, akoma më të padrejtë, akoma  më të zbrazur.

Është e vetmja qeveri e kapur thellësiht interesat e krimit dhe oligarisë do ta thellojë të keqen nëse do ta lëmë të vazhdojë. Ndaj mundësia jonë e vetme është ta ndryshojmë sa më parë, ta largojmë sa më parë dhe kjo nuk mjafton në vetvete. Na pret një detyrë më e madhe. Nuk shkohet në Europë duke u sjellë si satrap oriental. Nuk shkohet në Euroë si klloun me fasada, ekspozita, atlete dhe poture duke vjedhur e varfëruar;me tabiate orinetale dhe njëherë në muaj duek bredhur në kryeqytete e duke folur si europianë."