Rama urdhëron Gëllçin e Olsit, të fshijë opozitën nga parlamenti

Që Edi Rama pas vendimit të Këshillit të Europës për shtyrjen edhe të një viti për të diskutuar çështjen e negociatave për Shqipërinë, e ka gjetur veten në një grackë dhe demaskim ndërkombëtar, kjo duket qartë nga përpëlitjet e tija, duke nxjerrë si kurrë më parë në shesh përroin psikik, kundër “armiqve të brendshëm”.

 I ka ngelur në gojë termi “esadistë” për opozitën dhe median e pakapur duke shpresuar, se të zezat mbi të bardhë që i ka certifikuar BE për qeverisjen e tij të inkriminuar do t`ja shesë shqiptarëve për “fitore dhe sukses”. Sot në parlament, pasi tentoi fillimisht nëpërmjet Gramoz Ruçit të shmangte debatin për lajmin e zi që mbërriti nga Luksemburgu, doli dhe deklaroi se “opozita nuk ekziston”.

Gjatë këtyre 24 orëve të fundit ka dal në pah plani i dëshpëruar i Ramës, pikërisht pwr “tw fshirw” dhe demonizuar opozitën. Jo thjesht duke lëshuar gjuhën e plakës së ligë, por edhe duke ngritur në këmbë një strategji-furtunë nëpërmjet medieve që ka në listën e tij, për ta kaluar sa më butë verdiktin e Këshillit të Europës, i cili në vija të trasha nuk bën gjë tjetër, veçse rrëzon qeverinë e tij dhe e akuzon si të inkriminuar dhe korruptuar në çdo qelizë të saj.

Por kulmi është arritur pas urdhrit që i ka dhënë sot shokut të vëlla Olsit, të cilin e solli nga Bostoni për të kontrolluar Radio Televizioni Shqiptarë i cili mbahet nga taksat e shqiptarëve, Thoma Gëllçin. As atë që nuk guxon ta bëjë vetë autokrati Erdogan në Turqi me opozitën në Televizionin shtetëror “TRT”, censurimin e opozitës, e ka bërë nëpërmjet Gëllçit, Edi Rama, në TVSH.

 Ndërkohë që sot në parlament flisnin eksponentë të opozitës, PD dhe LSI, kanali i dedikuar për Kuvendin në Televizionin shqiptarë, fuste reklama të cilat zhdukeshin si me magji, sa herë dilte Ruçi, Balla e kompani. Paniku që e ka pushtuar pas goditjes fatale dhe demaskimit të madh që mori nga Bashkimi Europian, duket se po e çon çdo ditë e më shumë Edi Ramën, në rrugën e një “diktatoruci” në tentativë, që më shumë ngjan me një dordolec të kapur nga trafikantët e drogës, një grup biznesmenësh të dyshimtë dhe ministrat e tij të zhytur deri në fyt në korrupsion.