Rritje rekord e çmimit të ujit në Vlorë, 313 % .....kundërshton opozita

Këshilli Bashkiak në Vlorë me votat e mazhorancës ka miratuar ditën e sotme, vendimin për rritjen tarifave për ujin. Këshilltarët e djathtë e  kanë kundërshtuar këtë vendim por votat e Partise Socialiste kanë mjaftuar për miratimin vendimit për rritjen e tarifave.

Kjo është një rritje kolosale e cila prek qytetin e Vlorës si dhe njësit administrative të saj. 313 % është rritja vetëm në njesinë Orikum Vlorë, nga 25 lekë në 70 lekë. Me 143% Bashkia Vlorë, 244 % Novosela, 188% komuna Qender dhe komuna Shushicë.

Nga ana tjëtër kujtomë që kjo është hera e parë  që tarifa e ujsjellësit pëson një rritje kaq të lartë. Projekt vendimi është kundërshtuar nga Këshilltarët e djathtë, por vota e tyre nuk ka mjaftuar për të rrrzuar projekt vendimin, shkruan faxweb.

Sipas këshilltarit të djathë Atird Hoxha, kjo është një vjedhje për qytetarët e Vlorës, për një qytet që gjendet mes ujit, qytetarët do të paguajne tarifen më të lartë në rang vendi.Pas miratimit në Këshill Bashkiak pritet vendimi i entit rregullator.