I dashuri tradhëtar i Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë me vogëlushen True

Akoma vazhdon të jetë i nxehtë debati nëse Khloe Kardashian duhet të vazhdojë të qëndrojë me partnerin e saj tradhëtar.

Ditën e kaluar ajo i’u kundërpërgjigj një komenti të fanses së saj në Twitter duke theksuar se vendimi për të qëndruar me Tristian Thompson nuk ka qenë aspak i lehtë por ajo është krenare për veten dhe forcën që e karakterizon.

Mbrëmjen e kaluar pas këtyre komenteve, lojtari i NBA ka shpëndarë për herë të parë një video ku shfaqet duke e mbajtur vogëlushen True në krahët e tij dhe duke i dhuruar puthje.

Duket se kjo ka qenë mënyra e tij për të qetësuar debatet online mes Khloe dhe fansave të saj që i janë kthyer kundra.