Kush fiton Botërorin? Ja përgjigja e Schweinsteigerit pas eliminimit të Gjermanisë

Schweinsteiger e ka pranuar me qetësi eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës.

Për ta harruar sa më shpejt atë që ndodhi, ai u mundua të thumbojë dy skuadra të mëdha, Italinë e Holandën, që nuk kanë marrë pjesë në Botërorin e Rusisë.

“Kush mendoni se është favorit për Kupën e Botës? Hmm është e vështirë për të zgjedhur, mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse...”, u përgjigj me shaka Schweinsteiger.

Gazetari nisi të qesh, gjermani e pyet; “A je duke qeshur?”, kurse gazetari menjëherë edhe ai në formë shakaje, i thotë “ndoshta edhe Amerika”, e cila gjithashtu nuk është në Kupën e Botës.