Mos hapja e negociatave, Edi Rama pa justifikime, braktis kuvendin

Që negociatat nuk janë hapur dhe janë shtyre për një afat të papërcaktuar të gjithë e dinë, por vetëm Edi Rama nuk e pranon publikisht.

Edhe sot në Kuvend, Edi Rama nuk mbajti nga ata fjalimet e tij të gjata edhe pse boshe, por pasi hodhi akuzat e zakonshme ndaj opozitës, iku nga salla e parlamentit me ‘bisht ndër shalë’ sepse nuk kishte çfarë të thoshte për mos hapjen e negociatave.

Edi Ramës nuk ja mbajti të debatojë me opozitën në sallën e Kuvendit, por iku.

Dhe ky ishte fjalimi më i shkurtër i Edi Ramës në historinë e parlamentit. E çuditshme por e vërtetë.

Nëse do të ishin hapur negociatat, siç pretendon Edi Rama do të kishim nga ata fjalimet e gjata plot me lavde për veten dhe qeverinë e tij, por sot nuk kishte çtë thoshte dhe ja mbathi.

Kishte plot 50 minuta në dispozicion, por Edi Rama përdori vetëm 10 prej tyre.