FOTO/ Shikojeni si gënjen Edi Rama live në Kuvendin e Shqipërisë

Që Edi Rama gënjen kjo nuk është diçka e re, por që të tentojë të gënjejë shqiptarët live sot e ka bërë.

E bëri kur tha që kishte marrë një ftesë dhe së bashku me kryeministrin e Maqedonisë do të shkonte në Bruksel për tu ulur në tryezë e për të diskutuar me BE-në për negociatat.

‘Sot kam marrë ftesën që bashkë me kryeministrin maqedonas të shkoj në Bruksel dhe të nisim punën përgatitore. Këta më thonë jep dorëheqjen’, tha Rama sot në Kuvend.

Edi Rama gënjeu dhe përfshiu edhe kryeministrin e Maqedonisë.

Në fakt ka një ftesë për kryeministrin e Maqedonisë për të shkuar në Bruksel, por për të takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s e për  ti thënë Zoran Zaevit se vendi i tij do të marrë një ftesë për të ju bashkuar Aleancës së Atlantikut.

Sipas qeverisë së Maqedonisë, kryeministri Zaev do të takojë vetëm Jans Stoltenberg dhe me të do të ketë një konferencë për mediat.

Askund nuk ka një ftesë apo takim bashkë me Edi Ramën në ndonjë komision ku do të diskutohet për negociata.