Ish-kapiteni i Partizanit, akord me klubin e Superligës greke

Idriz Batha përfundon në Greqi. Ish-kapiteni i Partizanit ka arritur akordin me klubin e Superligës greke, Larisa.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se mesfushori është drejt zyrtarizimit të marrëveshjes.

Fillimisht u përfol se Batha do të firmoste te Shkëndija e Tetovës, por nuk arriti akordin financiar.