VIDEO/ Riarrestohet pas dy vitesh shqiptari, që u kap në makinë me 93 kg kokainë, ja historia

Guardia di Financa e Trentos në Itali, ka arrestuar një shqiptar 44 vjeçar i cili në 2016 u kap në makinë ku u gjetën 93 kg kokainë.  Atëherë 44 vjeçari, i identifikuar me inicialet M.A udhëtonte në postin e pasagjerit u la i lirë ndërsa u mbajt në arrest shoferi i makinës. 

Droga e sekuestruar kishte vlerën e 20 milionë eurove Guardia di Financa ka vijuar hetimet duke mbledhur provat dhe duke arritur të bindë gjykatën e Bolzanos për të firmosur një urdhërarrest të ri ndaj 44 vjeçarit. 

Shqiptarit 42-vjeçar M.A. u arrestua më 20 janar 2016 së bashku me shqiptarin G.E 36 vjeç, pasi u kapën me 93 kg kokainë  në makinë. Ai u lirua atë kohë dhe lirimi i tij solli shumë polemika mediatike në Itali.

Dy shqiptarët u arrestuan në territorin italian sapo kishin kaluar kufirin me Austrinë pasi në makinën e tyre tip “Ford Kuga” u gjetën të fshehura 93 kg kokainë të pastër me vlerë reth 20 milionë euro.

Sipas medieve italiane, shqiptari M.A 40 vjeç rezident në Holandë, u la i lirë pas një ngërçi burokratik. Në seancën e parë gjyqësore, mungesa e një përkthyesi nga gjuha italiane në gjuhën shqipe ka bërë të mundur skadencën kohore të detyrueshme për të mbajtur të arrestuar shqiptarin.

Më poshtë videoja e dy viteve më parë...