Luan Rama sfidon me dorëheqjen e vet: Negociatat nuk hapen as në qershor të 2019-ës

LSI ka shprehur bindjen sot në Kuvend se negociatat me Shqipërinë nuk do të hapen as në qershor të vitit të ardhshëm. Nënkryetari i LSI Luan Rama deklaroi se në maj 2019 janë zgjedhjet në Parlamentin Europian dhe ‘jalla në qershor” siç u shpreh, do të çelen negociatat me Shqipërinë. Nuk ka për të ndodhur, duke sfiduar deri edhe me dorëheqjen e tij si deputet.

"Çfarë tha kryeministri dhe shpura e tij më 18 prill kur u dha rekomandimi?" Jami emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndiejnë..."

Çfarë thanë ministrat e Jashtëm pardje dhe çfarë do të thonë sot, kryetarët e shteteve? Që data 28 qershor nuk është data e hapjes së negociatave, që na është tundur ne si dita e kryeministrit triumfator. Hamzaizëm tipik, por pa çallmën otomane.

E përsëris atë që ju e dini dhe do ta konfirmojnë sot kryetarët e shteteve: Nuk është rekomanduar hapja e negociatave të Shqiëprisë me BE.

Çfarë fiton Shqipëria sot meqë e quani ditë të fitores? Shtyrjen me një vit! Të momentit të vlerësimit  në duhen hapur apo jo dhe më tej të shohim çfarë ka thënë kryeministri  që këmbëngulte të hapte tani dhe në mos qershor, në dhjetor të 2018 sepse 2019-a është viti i zgjedhjeve për PE. Zgjedhjet për PE janë në maj 2019 dhe jalla në qershor do të çelen negociatat me Shqiëprinë. Nuk ka për të ndodhur! Në qershor 2019 nuk do të çelen negociatat me Shqipërinë nëse ne do të vazhdojmë këtë që kemi bërë në të gjithë këtë periudhë deri sot. Jemi ëktu e të kemi jetë dhe do të kemi fatin të ballafaqohemi prapë po unë nuk e kam për turp të kërkoj ndjesë nëse del e kundërta e kësaj që them unë. Nuk e kam për turp të jap dorëheqjen dhe të iki nga parlamenti nëse do të çelen negociatat në qershor 2019!