Mediu në Londër, Forum për çështjet e sigurisë dhe gjeopolitikës në Ballkan

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu organizoi një Forum për Ballkanin dhe çështjet e Sigurisë e Gjeopolitikës në Ballkan, së bashku me përfaqësues të Dhomës së Lordëve në Londër, si dhe përfaqësues të OSCE, PE, Kongresit Amerikan, etj.

Gjatë këtij takimi, Mediu ka pasur edhe një darkë pune me Lordin Des Browne, Ish-sekretari Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Marrëdhëniet me Des Browne fillojnë në kohën që ai mbështeti dhe Britania i doli në krah Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Gjate darkës me përfaqësues të Dhomës se Lordëve dhe parlamentit Britanik, si dhe  përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, përfaqësues nga OSCE-PA, SHBA fjalën i pari e mori Lord Des Browne i cili falënderoi Fatmir Mediun për organizimin e këtij forumi për Ballkanin dhe çështjet e sigurisë dhe gjeopolitikës në Ballkan.

Mediu pasi falënderoi mikun dhe ish-kolegun e tij Lord Des Browne, drejtuesit e ELN, (European Leadership Network) theksoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe me parlamentin Britanik.

Raporti i Dhomës së Lordëve për Ballkanin Perëndimor është një dokument i rëndësishëm i cili ofron jo vetëm analizë, por dhe sugjerime konkrete për të ardhmen e Ballkanit dhe sfidat e ndikimit rus, turk dhe kinez përballë BE-s dhe NATO-s.