Çpo ndodh në Ksamil, ndotet deti apo fenomen natyror?

Kur jemi vetëm në nisje të sezonit turistik, konstatohet ndotje në bregdetin e Ksamilit.

Një substancë ende e papërcaktuar ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të bregdetit.

Ajo çfarë shihet duke pluskuar mbi ujë është një masë e bardhë veshtullore. Fillimisht ndotja është konstaktuar pranë zonës së ” Tre Ishujve”, por më pas është përhapur për shkak të rrymave në të gjithë zonën bregdetare.

Në zonë ende nuk ka mbërritur ndonjë përfaqësues nga institucionet për të marrë mostra për analiza. Paraprakisht dyshohet për një ndotje të ujit, por banorët shpjegojnë se bëhet fjalë për zhvendosjen e rrymave të ujit nga perëndimi, që shkaktojnë lëvizjen e dallgëve nga fundi i detit.

Sot janë kthyer rrymat nga perëndimi dhe kemi det të brendshëm, quhet bune. Lëvizin dallgët nga fundi i detit, nuk ka valë sipërfaqësore dhe lëviz leshterikët. Kjo zgjat tre ditë, dmth deti i brendshëm dhe pastaj normalizohet, është shprehur një banor.