Marcelo flet pas dëmtimit: Ja sa do mungoj në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Brazilit, Marcelo ka thënë se dëmtimi i tij nuk është serioz.

 “Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja! Lëndimi nuk është serioz! Do të kthehem së shpejti! Jam shumë i kënaqur me fitoren!!!” ka shkruar Marcelo në Twitter.

Brazili e mbylli fazën e grupeve të Kupës së Botës me fitoren 2-0 ndaj Serbisë.

Ndërsa pas 10 minutash lojë, Marcelo doli nga fusha e blertë pasi u dëmtua ndërsa do të jenë rezonancat mjekësore që do të vendosin rikthimin përfundimtar të tij.