VIDEO/ Spaho: Me Ramën dhe këtë qeveri, nuk i hap kush negociatat

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, ka marrë fjalën sot në Kuvend duke theksuar se me këtë kryeministër as nuk bëhet fjalë të hapen negociatat qershorin e ardhshëm, por si mundësi, mbetet vetëm pas zgjedhjeve të 2021-it. Spaho ka renditur të gjithë arsyet pse ministrjat e jashtëm të BE nuk pranuan hapjen e negociatave me Shqipërinë.

"Kemi humbur 3 vjet nga "hapja" e vitit 2016 dhe 6 nga viti 2013, kur Rama erdhi në pushtet, - tha Spaho. -  Të gjithë e dinë që në 2017 as bëhët fjalë të hapen negociatat. Me këtë kryeministër dhe qeveri, mundësia më e parë është pas zgjedhjeve të vitit 2021! Cilat kushte nuk plotësoi qeveria dhe për pasojë iu mohua hapja e negociatave?

Së pari, korrupsioni dhe vjedhja e parave. Kryeministri qesh me koncesionet në shëndetësi, me ato të Rilindjes Urbane, me inceneratorët, shoqërinë ajrore AirAlbania me të cilat thithet dhe pika e fundit e gjakut e një populli të varfër.

Së dyti, krimi i organizuar. 5 miliona euro në muaj fitonte Saimir Tahiri ose rreth 3 Toyota Yaris. 7 milionë euro përdorte për të fituar zgjedhjet. Për ekstradimin e Nazer Seitit, a e di njeri se kur do të mbarojë hetimit? Kush ndërhyri për lirimin e Saimir Tahirit? Pas Tahirit, erdhi Fatmiri që nuk kishte kushurinjtë, por kishte vëllanë të lidhur me trafikun e drogës. A e di njeri pse nuk erdhi ekspertiza e audiopërgjimit? Këto ngjarje u harruan se në Shqipëri, çudia e madhe tre ditë mban.

Së treti, pastrimi i parave, se Shqipëria është kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave. 3.6 milionë euro erdhën me një Toyta, po me një kamion të madh sa erdhën? Qesh e zgërdhihet Hulusiu. Po zhvlerësimi i euros si erdhi? Sot çdo të thotë? Sa kamionë me euro kanë hyrë që ra kursi i këmbimit të euros. I lutem ekspertëve të kazanit të kryeministrit të na i kursejnë ato shpjegimet me turistë. Di të më thotë kush nga vijnë paratë dhe si kuptohet termi ndërtimet zhvillohen me vetëfinancim? Ç’term qenka ky që nuk gjendet askund veç tek Rilindja tek Edi Rama. Ideja e ndërtimit të hoteleve me 5 yje në bregdet është e tija.

E katërta, kanabizimi i vendit. Siç ishim dikur hambar me grurë. Të vërtetën e tha një gjeneral i Policisë franceze që tha se kishin bërë analizën e kanabisit të kapur në brigjet italiane: Na rezulton se është prodhim i 6 muajve të fundit! Kanabizimi i Shqipërisë dhe heshtja që u bë është turpi i atyre që e panë dhe nuk folën.

E pesta: Kthimi i Shqipërisë në vendin kryesor të dërgimit të azilantëve. I pari në listën e vendeve me më shumë azilantë që nisen.

E gjashta:Kkapja e gjithë pushteteve dhe kthimi i Ramës në diktator. Krimi lulëzon nga të gjitha anët dhe Prokurorja e Përgjithshme bën sehir. A u gjet kush e vodhi Prokurorinë e Durrësit?! Qeveria mund të bëjë ç'të dojë dhe s'ka kush ta kontrollojë, sepse vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese./ar.sh/SYRI.NET