Kërcënohet Ministri i Jashtëm grek, Kotzias: Më dërgojnë kuti me gjak

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se po kërcënohet me jetë. Kotzias tha se ai dhe familja e tij kanë marrë rreth 800 letra me kërcënime, por asnjë nuk ka reaguar që të marrë masa.

"Kam marrë kuti me gjak, plumba. Ku është Prokurori? Nuk po shoh asnjë njeri që të reagojë. Kam gjetur numrat, adresat dhe emrat e njerëzve që më kërcënojnë me telefon. Autoritet thjeshtë bëjnë rekomandime. E gjitha kjo më kujton periudhën e viteve '63-'65. Kemi një devijim të gjuhës së urrejtjes. A ka ndonjë prokuro që shqetësohet?"-tha ai.