VIDEO/ Rrëzohet pema, zë poshtë tre taksi pranë Bllokut

Në zonën e ish–bllokut, mëngjesin e sotëm është rrëzuar një pemë e vjetër, e cila ka zënë 3 taksi që ishin parkuar pranë Ambasadës Zviceriane, duke rrezikuar kështu edhe jetën e ndonjë kalimtari të rastësishëm aty. Por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë punonjësit e bashkisë po punojnë për hapjen e rrugës. Pemë është rrëzuar tek hyrja e zonës së njohur si ish-blloku në Tiranë duke zënë poshtë tre taksi. Nuk ka të lënduar por është krijuar trafik në zonë. Ngjarja ndodhi reth orës 10: 40