Pastrimi i parave, Banka e Shtetit forcon rregullat dhe kontrollin

Banka e Shqipërisë ka forcuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen e tregut duke bërë ndryshimet e nevojshme në rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave. Fokusi i ndryshimeve ka të bëjë me përfshirjen  në raportim të të gjithë subjekteve edhe pranë Bankës së Shqipërisë.  Mes të tjerave zyrat e këmbimit valutor duket të jenë një prej segmenteve në drejtim të të cilave ka pasur forcim të kontrollit, kjo edhe në funksion të parandalimit të pastrimit të parave.

Ecuria e këtij segmenti ka qenë e qëndrueshme ndërkohë që jenë raportuar të paktën 41 agjenci këmbimi të mbyllura dhe 39 të tjera të licencuara për të hapur aktivitet në këtë fushë. Aktualisht institucioni i përfshirë direkt në parandalimin e pastrimit të parave është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave nën varësinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ku detyrimin për të raportuar e kanë bankat, agjencitë e këmbimit valutor, noterët e një seri institucionesh të tjera.

Ndryshime të tjera ne sistemin bankar 

Banka e Shqipërisë pret që edhe gjatë këtij viti ndryshimet në sistemin bankar të lidhura këto me shitjen apo bashkimin e bankave të vijojë duke sjellë si efekt në fund të vitit më pak banka në strukturën e përgjithshme të tregut.

Të gjitha këto detaje u bënë me dije gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes të vitit 2017 të Bankës së Shqipërisë.

Mes të tjerave ky institucion ka vënë theksin tek prioritetet që do të ketë gjatë vitit 2018 të lidhura me rrezikun e kredisë me fokus kreditë me probleme dhe trajtimi i kredi marrësve në vështirësi financiare . Po kështu përafrimi i mëtejshëm i kuadrit rregullator me Bazel III dhe finalizim i projektit për rregullimin dhe mbikëqyrjen e qeverisjes së bankave. Në fokus do të jetë edhe konsolidimi i sistemit bankar, vetëvlerësimi ekuivalencës së kuadrit rregullativ me direktivat europiane si dhe bashkëpunimi me Bankën Qëndrore Europiane (nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit) apo monitorimi i efekteve nga standardet e reja të raportimit financiar përgatitja e raportimit financiar sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit)./Monitor