Legjenda Kahn ‘shpërthen' kundër lojtarëve të Gjermanisë: Harruan fanellën që...

Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë ka sjellë shumë reagime të ashpra të personaliteteve madje edhe lojtarëve të njohur të “panzerave”.

Së fundmi reagoi edhe legjenda e portës së Gjermanisë, Oliver Kanh i cili kritikoi pa përjashtim të gjithë lojtarët që sipas tij nuk respektuan fanellat që mbanin veshur, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

"Fanella e ekipit kombëtar peshon shumë. Pa përjashtim të gjithë lojtarët e refuzuan përgjegjësinë, nuk ishte një ekip i vërtetë madje harruan peshën e fanellës që mbanin veshur. Mungonte boshti qendror", tha ai pas eliminimit.

Kujtojmë që Gjermania ishte surpriza më e madhe e Botërorit pasi u eliminua që në fazën e grupeve duke u pozicionuar e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.