VIDEO/ Basha bllokon seancën:Të vijë këtu përgjegjësi i moshapjes së negociatave!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka pranuar të marrë fjalën në Kuvend pa praninë e Kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e ka konsideruar si përgjegjësin kryesor për mosçeljen e negociatave me BE.

Nga vendi, Basha i është drejtuar Ruçit, që e njoftoi se duhej të fliste në foltore sipas rendit: “Është marrë një vendim për të shtyrë vendimarrjen për hapjen e negociatave, - tha kreu i opozitës, - dhe përgjegjësi dhe pengesa kryesore për moshapjen e negociatave sot duhet të jetë këtu. Afërmendsh nuk mund t’i këkrosh Kryetarit të opozitës të marrë fjalën në foltore dhe të nisë debatin pa përgjegjësin numër një, këtu, në sallë. Prandaj, në qoftë se zotëria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet, të vijë këtu, ndërpre seancën, qetësoje, këshilloje, të marrë ato që merr dhe të  vijë këtu në seancë,”insistoi ai.

Ramës kësaj radhe i ka dalë në krah Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të PS, që tha se palët nuk kishin kërkuar debat për këtë tema, por për Raportin e Autoritetit të ish-Sigurimit të Shtetit dhe se Rama nuk ishte se kishte kohë të lirë për të ardhur; sipas Ballës, ishte i zënë duke folur në telefon me kryeministrin e Belgjikës. /ar.sh/SYRI.NET