Shaqiri thyen ‘rregullat’ e FIFA-s, bën sërish shqiponjën. Ja FOTO-ja pas kualifikimit

Pas kualifikimit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri sërish na ka krijuar imazhin e shqiponjës.

Këtë herë ai është treguar pak më shumë i kujdesshëm për të mos sjellë reagime por në “fshehtësi” ka formuar shqiponjën në foton e postuar pas ndeshjes ndaj Kosta Rikës.

Kujtojmë që Shaqiri, Xhaka dhe Lichsteiner i dënuan nga FIFA me 25 mijë franga zvicerane për sjellje jo sportive për shkak të shqiponjës duke sjellë edhe reagimin masiv të shqiptarëve, të cilët u solidarizuan duke mbledhur ndihma për të paguar gjobat e tre lojtarëve.