Zbulohen autorët e dy vjedhjeve, njëri është në burg tjetri shpallet në kërkim

Policia e Lushnjes zbardh  2 vjedhje të ndodhura në këtë qytet, konkretisht të një banese dhe një magazine. Uniformat blu pas një pune hetimore të kryer, bën të mundur dokumentimin ligjor të vjedhjes së banesës së shtetasit I.H në Karbunarë të Lushnjes në datën 17.05.2016.

"Nga tëresia e veprimeve hetimore, rezulton se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Ervin Dervishi, 30 vjeç, banues në lagjen "Karbunarë", Lushnje", thotë policia,

Ky shtetas aktualisht është i parburgosur në IEVP Rrogozhinë pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së kabujve elektrik të serave të shtetasve L.A dhe P.A dhe i vjedhjes së 50 metrave kabull elektrik të një kompanie telefonike në Lushnje në datën 11.05.2018.

Gjithashtu policia  shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit E.K, 23 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së magazinës (pjesë këmbimi për automjetet dhe sende të ndryshme shtëpiake), të shtetasit B.M, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje.